Tuesday , 28 January 2020

EKSPERTET RIKTHEHEN NE PALLATIN 12 KATESH NE LEZHE

Pallati 12 katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku banon dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu, është inspektuar sërish nga ekspert Izraelit të cilët shoqëroheshin dhe nga Ministri i Brendshem Sander Lleshaj. Në përfundim të inspektimit teksa e ka cilësuar si shumë “zhurmë për asgjë”, Ministri Lleshaj ka deklaruar se ky pallat është i sigurt dhe banoret duhet të kthehen në banesat e tyre.

Në përfundim të fjalës së tij, Ministri Sander Lleshaj pati një debat me ish-deputeten e PD-së, Lindita Metaliaj. Ndërkohë banoret nuk janë sërish të bindur për sigurinë e këtij objekti, pas patur një çertifikim nga ekpertet.

Pallati 12 katesh në Lezhë i cili është ndërtuar gjate viteve të fundit ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit, por që nuk është i pabanueshem.

Lexoni dhe kete

DEBATE PËR KINEMA “MILLENIUM” NË SHKODËR

Një temë që solli debate në mbledhjen e pasditës të së mërkurës në Këshillin Bashkiak …