Sunday , 21 January 2018

EKSPLOZIV BANESES SE EMIGRANTIT NE GUREZ TE KURBINIT

Një shpërthim me ekpsploziv ka tronditur gjatë natës fshatin Gurez të Kurbinit.Lënda plasese ishte vendosor në një banese në ndërtim në pronësi Françesk Kastratit i cili është emigrant në Itali.Nga shpërthimi nuk ka patur përsona të lënduar vetem dëme materiale, pasi banesa ishte në ndërtim dhe larg banesa të tjera.Sipas të dhënave lënda eksplozive e cila dyshohet të jetë e llojit tritol është vendosur në mes të shtëpisë dhe nga shpërthimi janë dëmtuar pjeserisht muret dhe një pjese e çatisë.

Pas njoftimit nga familjaret menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia të cilët kanë nisur verifikimet për përcaktimin e llojit të lëndës shpërthyese dhe sasinë e sajë.Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autoreve të kësaj ngjarje.Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje familjaret për të hedhur dritë rreth motiveve të ngjarjes, ndërkohe që bëhet e ditur se pronari i baneses që ishte objekt i sulmit nuk rezulton të jetë me preçedent penal.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e …