Monday , 18 January 2021

EKSPLOZIV DYQANIT USHQIMOR NE GOCAJ TE LEZHES

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në fshatin Gocaj të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 e 30 minuta, ndërsa lënda plasese ishte vendosur në deren e dyqanit në pronësi 49-vjeçarit Arben Malotaj. Dyqani ku ndodhi shpërthimi ishte ngjitur me banesen e familjes Malotaj, por fatmirëisisht nuk pati përsona të lënduar por vetem dëme materiale në ambjentet e biznesit.

Në momentin e ngjarjes asnjë pjestar i familjes nuk ka qenë në shtëpi, pasi ishin duke festuar ditelindjen e djalit të familjes në një restorant në Malësi të Madhe. Kur kanë shkuar në banese rreth mesantes ata kanë konstatuar shpërthimin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen. Familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk i di arsyet e vendosjes së lëndës eksplozive në biznesin e tyre.

Fqinjet deklarojnë se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishem, ndërsa shtojnë se dhe grabitjet në këtë zonë kanë qenë mjaft të shpeshta.

Ende nuk dihet lloji dhe sasia e lëndës plasese që është përdorur, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjes dhe po punohet për të mësuar shkaqet e plota të saj, si dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit.

Lexoni dhe kete

PLAGOSET ME ARME ZJARRI 45-VJEÇARI NE MILOT

Një përson mbeti i plagosur me armë zjarri në Milot të Kurbinit. Ngjarja ndodhi mesditen …