EKSPLOZIV ME TELEKOMANDE AUTOMJETIT NE RRESHEN

Ka udhetuar nëpër qytet madje ka transportuar edhe fëmijet në shkollë pa e ditur se automjeti i tijë kishte qenë një minë me sahat, e cila mund të shpërthente nga çasti në çast. Ngjarja e rëndë po fatmiresisht pa pasoja për jeten ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit, ku mësohet se ishte vendosur lëndë eksplozive automjetit tip benz në pronësi të Armando Gjinit.

Sasia e lëndës narkotike ishte montuaar fshehurazi në anen e pasme të sediles së shoferit dhe Gjini e ka konstuar, pasi kishtë lëvizur me automjet dhe më pas ka njoftuar policinë e cila ka marrë masa të menjëhershme.

Në pak kohë kanë ardhur forcat e antiterror nga Tirana të cilat kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të lëndës eksplozive. Nga shpërthimi është dëmtuar totalisht makina, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjes. Shenjestra e sulmit Armando Gjini ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me asnjë përson dhe nuk ka dijeni se kush mund të ketë vendosur eksplozivin në automjetin e tij.

Lexoni dhe kete

VETËPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR

Një vetëplagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të enjte në Bushat të Bashkisë Shkodër. …