Wednesday , 21 February 2018

EKSPOZITA ARTEFAKTE KASTRIOTIANE

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” Bashkia Shkodër dhe Muzeu Historik i Shkodrës “Oso Kuka” kanë çelur siparin e aktiviteteve. Në mjediset e Pinakotekës në Muzeun Historik të Shkodrës u organizua promovimi i “Ekspozitës artefaktesh kastriotiane” nga koleksionisti Gjergj Marena. Ai tha se qëllimi i kësaj ekspozite ishte përkujtimi i figurës së Skendërbeut.

Gjithashtu, Marena tregoi sa kohë i është dashur ta përgatisë këtë ekspozitë.

Koleksionisti Marena, në rolin e ciceronit, shpjegoi për të pranishmit domethënien dhe origjinën e 25 artefakteve të ekspozuara. Një ekspozitë e cila përkoi edhe me përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë kombëtar, Skënderbeu.

Lexoni dhe kete

4 MLN EURO PER RIKONSTRUKSIONIN E XHAMISE SE PLUMBIT

Qeveria e Turqisë pritet që të financojë një projekt për restaurimin e xhamisë së Plumbit …