Sunday , 17 December 2017
Breaking News

EKSPOZITA “BABALLARET SUEDEZE” NE MUZEUN “MARUBI”

Ne kuader te 60 diteve te aktivizimit te diteve te barazise gjinore, ne muzeun “Marubi” u zhvillua hapja e ekspozites “Baballaret Suedeze”. Nje ekspozite fotografish nga fotografi Johan Bavman, bazuar ne portretet e baballareve, te cilet kane zgjedhur te qendrojne ne shtepi me bebet e tyre per te pakten gjashte muaj. I ftuar ne kete ekspozite ishte edhe ambasadori i Suedise ne vendin tone, Johan Ndisi.

“Fillimisht falenderoj kryetaren e bashkise dhe eshte kenaqesi te vij ne Shkoder e vecanarisht ne muzeun Marubi. Une kam 3 femije dhe kohen me te madhe e kam kaluar me femijen me te vogel. Gjate kesaj eksperience kam mesuar shume per femijet e mi, por edhe per veten time. Kur je vetem me femijet ne shtepi 60 minutat te duken me shume se 1 ore. Per mua leja prinderore ka qene argetim por nga ana tjeter edhe shume e veshtire. Duke kaluar ore dhe dite me to, mesova me shume per femijet e mi. Gjithashtu, ne eksperiencen time me lejen prinderore ndihmova edhe bashkeshorten time dhe asnje nga ne te dy nuk beme hapa pas, por vetem hapa perpara. Ne kete eksperience perfiton jo vetem nga ana personale, por edhe shoqerore, sepse me shume burra e gra do te punojne e kjo ka rezultat pozitiv.”

Ndersa, per kryebashkiaken e Shkodres, Voltana Ademi, ekspozita ka vlere per mesazhin qe fotografia jep.

Ekspozita synon te tregoje efektet e barazise gjinore ne prinderim si per individet edhe per shoqerine.

Lexoni dhe kete

“LUMTURI NE FUKARALLEK” MBUSH SALLEN E TEATRIT “MIGJENI”

Mbremjen e se Merkures u shfaq premiera e komedise “Lumturi ne Fukarallek” ne teatrin “Migjeni” …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin