Monday , 26 February 2018

EKSPOZITA “MANIPULATION” NE MUZEUN “MARUBI”

E kuruar me mjeshtëri  nga Luçjan Bedeni, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “ Marubi”, është çelur ekspozita e fotografive, e cila sjellë për artëdashësit e shumtë teknikat e përdorura në ndërhyrjet që janë bërë fotografive në periudha të ndryshme. E titulluar “Manipulation” ekspozita synon të hedh dritë mbi disa nga negativët më të njohur të cilët janë përdorur për të përmirësuar fotografinë, por edhe të vendosur në qëndër të propagandës, sidomos të periudhës komuniste.

Për publikun e gjërë janë të njohura fotografitë e retushuara të periudhës së regjimit komunist, por ndërhyrjet janë bërë edhe në negativët që në vitet e para, ndërhyrje këto me qëllim përmirësimin e fotografisë.

Ballafaqimi me të vërtetën përmes negativëve origjinal e të pa prekur, ku tentohet të nxirret në pah për herë të parë, manipulimi I fotografive para dhe gjatë regjimit komunist, është edhe qëllimi I kësaj ai asaj cfar tenton të tregoj kjo ekspozitë. Në ekspozitë moren pjesë edhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, si zv/kryeministrja Ledina Mandia, Ministri I Brendshëm Dritan Demiraj dhe Ministri I Jashtëm Ditmir Bushati. Kjo është ekspozita e 5 e organizuar nga Muzeu Kombëtar I Fotografisë “ Marubi” gjatë këtij viti.

Lexoni dhe kete

PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT PIKTORI NDOC GURASHI

Percillet për në banesen e fundit piktori dhe intelektuali I njohur I Shkodrës Ndoc Gurashi. …