Breaking News

EKSPOZITA “NASTRADIN HOXHA” NE SHKODER

Instituti Yunus Emre ne qytetin e Shkodres ka zhvilluar pasditen e se Enjtes nje ekspozite me karikatura te ndryshme te Nastradin Hoxhes ne njeren prej pedonaleve te ketij qyteti. Qytetaret, dhe kryesisht te rinjte, kishin mundesine per te pare shprehjet humoristike te kesaj figure te njohur. Drejtori i Institutit Yunus Emre Shkoder, Omer Osman Demirbash, u shpreh se qellimi kryesor i kesaj ekspozite eshte qe me ane te saj te sillet pak buzeqeshje dhe argetim me thenie nga jeta e perditshme e Nastradin Hoxhes.

“Ashtu sic dihet figura e Nastradin Hoxhes, si nje mjeshter i komedise dhe humorit, si nje filozof i popullit, si nje figure e njohur nderkombetarisht, gjate gjithe epokes na ka bere te qeshim me frazat e tij. Qellimi kryesor eshte te sillnim pak buzeqeshje dhe argetim me thenie nga jeta e tij e perditshme. Kemi mesuar se figura e Nastradin Hoxhes eshte e dashur ne jo vetem ne Shkoder, por edhe ne Shqiperi dhe duke u mbeshtetur ne kete gje planifikuam te benim disa aktivitete me figuren e ketij personazhi, ketu ne qytetin e Shkodres.”- theksoi Drejtori i Institutit Yunus Emre Shkoder Omer Osman DEMIRBASH.

 

Nastradini eshte nder filozofet me te njohur te humorit ne historine boterore. Anekdotat e tij te rrefyera mbi nje hapesire te gjere permbajne mesime, ku permes theksimit te nje te mete njerezore apo nje pike te dobet synohet ngritja e te kuptuarit te njerezve per te si dhe sherimi i asaj mangesie.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografĂ« dhe 2 piktorĂ« organizuan pasditĂ«n e sĂ« premtes njĂ« ekspozitĂ« nĂ« ambjentet e …