Wednesday , 19 December 2018

EKSPOZITA PIKTURE “STAMBOLLI I ENDRRAVE TE MIA” NE GALERINE E ARTEVE

Eshte organizuar pasditen e se Shtunes ndarja e cmimeve per ekspoziten pikture me teme “Stambolli i endrrave te mia” nga instituti “Yunus Emre” Shkoder. Aktiviteti u zhvillua ne ambjentet e “Galerise se Arteve” te qytetit te Shkodres, ku moren pjese edhe perfaqesues te institucioneve te ndryshme ne Shkoder. Drejtori i insitutit “Yunus Emre” Shkoder, Omer Osman Demirbash, tha se ky konkurs u organizua per te dokumentuar dashurine e shqiptareve ndaj qytetit te Stambollit.

Deshiruam qe vitin 2016 ta mbyllnim me nje aktivitet si kjo ekspozite pikture. Duke menduar se si ta dokumentojne dashurine e shqiptareve ndaj qytetit te Stambollit vendosem te krijojme nje projekt te tille, qe te mbetet i perjetshem dhe i dokumentuar. Ne kete konkurs moren pjese nje numer i madh pjesemarresish me vepra te cilat per syrin tim jane njera me e bukur se tjetra. Por, ashtu si ne konkurset e tjera, edhe ne konkursin tone natyrisht ka nje vend te pare, te dyte, dhe te trete. Dua te theksoj se veprat pjesemarrese jane vleresuar nga nje juri me profesioniste te vertete. ] Ndersa, kuratori i njohur Ylli Drishti, foli per elementet e perzgjedhur nga artistet pjesemarres.
Ekspozita kishte dy faza dhe ne te moren pjese 44 pjesemarres te moshave te ndryshme te ndare ne tre grup-mosha, ku ne fund u be edhe ndarja e cmimeve fituese.

 

 

 

Lexoni dhe kete

TAKIM KOMBETAR I ORKESTRAVE FRYMORE

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« qytetin e ShkodrĂ«s u organizua njĂ« aktivitet i veçantĂ«, qĂ« …