EKSPOZITE NE GRAVURE E “SULEJMAN SAIM TEKCAN”

Pasditen e se Henes, ne ambjentet e Galerise se Arteve te qytetit te Shkodres eshte organizuar hapja e ekspozites ne Gravure te autorit turk, Sulejman Saim Tekcan. Ekspozita u zhvillua nga Instituti “Junus Emre” ne qytetin e Shkodres, fale mbeshtetjes se Bashkise Shkoder. Ne kete ekspozite ishin te pranishem figura te njohura te artit te Turqise dhe te qytetit te Shkodres. Kuratori i ekspozites, Ylli Drishti, foli rreth krijimatarise se Sulejman Saim Tekcan.

Ndersa, vete autori Sulejman Saim Tekcan fillimish foli per mikepritjen qe i eshte bere ne Shqiperi dhe me pas tha se ne te gjithe periudhen e punimeve te tij, punimet qe jane pelqyer me shume jane ato te kuajve. “Sa here qe shkoj ne vende te ndryshme, ndjej edhe emocione te ndryshme. Por, me ardhjen time ne Shqiperi nuk ndjeva emocionin qe ndjeva ne shtetet e tjera, per arsye se Shqiperia nuk mu duk nje vend i huaj dhe e ndjeva veten si ne trevat e mija. Prandaj, me lejoni te falenderoj secilin prej jush per kete ngrohtesi dhe afrimitet qe me dhuroni. Te paret e mi themeluan nje perandori te madhe dhe ne themelimin e saj kete arritje e realizuan nepermjet kuajve. E edhe une hypa ne kuajt e mi dhe erdha ketu ne Shqiperi. Ne te gjithe periudhen e punimeve te mija, punimet qe jane pelqyer me shume jane ato te kuajve, sepse kali dhe figura artistike e tij ka qene nje epiqender frymezimi per te gjithe artistet, qofte nga karakteri i tij si qenie, qofte edhe nga fuqia qe pasqyron.”
Sulejman Saim Tekcan ka lindur ne Turqi dhe eshte nje piktor, aktor, artist grafik dhe lektor i njohur jo vetem ne vendin e tij, por edhe me gjere. Ekspozita me punimet e tij do te qendroje e hapur per publikun deri me date 17 Qeshor.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-17 MUND KF SHKODRA DHE SHKON NĂ‹ FINALE

Vllaznia U17 ka dalĂ« nĂ« finale tĂ« kampionatit kombĂ«tar tĂ« kĂ«saj grupmoshe dhe tashmĂ« pretendon …