Tuesday , 22 October 2019

EKSTRADOHET NGA BELGJIKA 41-VJEÇARI SHKODRAN

Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë një 41-vjeçar, i cili 9 vite më parë u dënua në mungesë me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Bëhet fjalë për shtetasin A.P, 41 vjeç, banues në Shkodër. Shkodrani i ekstraduar në aksin rrugor Zogaj-Shirokë është dokumentuar se ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe më pas e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda tij edhe konstatuar edhe një armë zjarri, e cila i përkiste 41-vjeçarit.

Në njoftimin e policise thuhet:

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: A. P, 41 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Shtetasi A.P në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Lexoni dhe kete

LËNDË NARKOTIKE KANABIS DHE FISHEKË LUFTARAKË

Policia e Shkodrës vijon operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Është …