EKZEKUTIMI I ALEKSANDER NDOKES ENDE PA AUTOR

Policia në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Lezhës po vijojnë hetimet në lidhje me atentatin me armë zjarri, ku mbeti i vraraë, Aleksander Ndoka, vëllai i ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka. 12 ka shkuar numri i parsonave të shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të ndaluar si autor të krimit.

Sipas policisë përsonat e shoqeruar kanë patur më parë konflikte me të ekzekutuarin apo familjare të tijë ose kanë patur dijeni rreth konflikteve. Por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmet autoreve të këtij krimi. Për këtë arsye hetuesit nuk po anashkalojnë asnjë konflikt që Ndoka dhe familjaret e tijë mund të kenë patur brenda apo jashtë vendit. Burime të prokurorisë bëjnë me dije se po hetohet në dy pista, ajo e konflikteve përsonale apo anëtareve të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes përshkak të detyres. Kjo e fundit është dhe kryesorja në të cilen po hetohet, pasi 48-vjeçari ka mbajtur detyra në administraten lokale për një periudhe të gjatë. Hetuesit thonë se autoret e këtij atentati kanë patur informacion të saktë mbi lëvizjet që kryente objektivi i tyre ose e kanë ndjekur atë. Rruga në afërsi të baneses është parë si vendi më i përshtatshem, përshkak se është ngusht dhe viktima nuk ka patur mundesi largimi.

Sipas eksperteve të kriminalistikes, Aleksander Ndoka ka qenë duke kthyer makinen për të hyrë në banese dhe është qëlluar teksa po ecte mbrapsht. Duke ju referuar dinamikes së ngjarjes thuhet se më pas autoret kanë ecer në një pjese rruge në këmbë, ku mendohet se i priste një automjet dhe janë larguar. Me interes për hetuesit do të jetë dhe kontrolli i dy telefonave celular të viktimes të cilët janë sekuestruar si prove materiale. Prokuoria pritet të zbardhe bisedat telefonike dhe sms në telefonin e viktimes. Vrasja e vëllait të ish deputetit të Lezhës Arben Ndoka mbetet një mister për mënyrën sesi është kryer.

Lexoni dhe kete

QARKULLONTE ME ARME ZJARRI, ARRESTOHET 32-VJEÇARI

Një 32 vjecari nga Shkodra është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i është gjetur …