Tuesday , 18 February 2020
Breaking News

EKZEKUTOHET ME SNAJPER BIZNESMENI NE MIRDITE

Një 47-vjeçar është ekzekutuar me snajper paraditen e së martës në qytetin e Rrëshenit. Kastriot Reçi është qëlluar nga përsona ende të paidentifikuar, teksa po dilte nga lokali në pronësi të tijë në qender të qytetit.Sipas burimeve 47-vjeçari i cili ishte dhe pronar i një media lokale në Lezhë ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasoja e plageve të marra, ndërsa në vendin e ngjarjes ka patur qytetar të shumtë në momentin kur ka ndodhur vrasja. Ata nuk kanë dëgjuar të shtëna, por vetem kanë parë 47-vjeçarin të shtrire në tokë. Disa minuta pas ngjarjes policia gjeti një snajper të tarracen e një pallati afer vendit ku u ekzektuar Kastriot Reçi.

Snajperi është sekuestruar në cilësinë e prove materiale, pasi mendohet se pikërisht me këtë armë është vrarë 47-vjeçari Reçi. Duke ju referuar mënyres së vrasjes bëhet e ditur se autoret e kanë ruajtur viktimen prej disa kohesh për ta ekzektuar. Menjehërë pas ngjarjes policia ngriti pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit si dhe në rrugen e kombit, por pa mundur që bien në gjurmet e autorit apo autoreve të këtij krimi. Në Mirditë kanë mbërritur edhe forcat renea të cilët po ushtrojnë kontrolle me qëllim identifikimin e autoreve, ndërsa hetimet po udhehiqen nga drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit dhe prokurorisë.

Në lidhje me ngjarjen policia shoqëruar disa përsona mes të cilëve dhe familjar të Reçit të cilët po merren në pyetje. Po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë të cilat pritet të analizohen nga grupi hetimor. Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqëndruar tek hakmarrja, pasi ka dyshime që Kastriot Reçi mund të ketë patur lidhe me një vrasje që ka ndodhur pak vite me parë në qytetin e Rrëshenit, por që policia në atë kohe nuk kishte gjetur prova që i implikonin atë në këtë krim. Kastriot Reçit i është vrarë dhe vëllai në Itali me 18 prill të vitit 2017, ngjarje e cila mbetet e pabardhur.Ndërkohë 47-vjeçari ishte i martuar dhe babai i 1 fëmije.

Lexoni dhe kete

EKSPLOZIV DYQANIT USHQIMOR NE GOCAJ TE LEZHES

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në fshatin Gocaj të Lezhës. Ngjarja …