EKZEKUTOHET NË ATENTAT RIDVAN RAMAZANI (HYSENI)

Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë, 46-vjeçari Ridvan Ramazani ( Hyseni). Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës në fshatin Gramsh të Dajçit të Bregut të Bunës, pranë një karburanti.

Mjeti me ngjyrë të bardhë në pronësi të viktimës ka marrë disa plumba, ndërsa i janë thyer edhe xhamat. Automjeti ishe në lëvizje në momentin e ngjarjes, ndërsadrejt tij është qëlluar me breshëri.

Nga sa mësohet se janë gjetur të paktën 20 gëzhoja në vendngjarje. Burime bëjnë të ditur se atentatorët dyshohet se kanë qëlluar me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar 46-vjeçarin janë larguar me motoçikletë.

Po ashtu mësohet se karburanti pranë të cilit u ekzekutua Ramazani nuk ka pasur kamera, çka e vështirëson më shumë punën e grupit hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka bërë të ditur se po bën krehjen e zonës, ndërsa në ndihmë u janë bashkuar forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani).

Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat.

Lexoni dhe kete

TE SHTENAT ME ARME NE LEZHE, ENDE PA AUTOR

Policia ende nuk ka mundur të identikojë përsonin që qëlloi me bresheri arme pasditen e …