Breaking News

EKZEKUTOHET NË QENDËR TË RRËSHENIT ARMANDO GJINI

Është ekzekutuar me armë zjarri në mes të qytetit të Rrëshenit Tonin Gjini, i njohur edhe si Armando Gjini. Krimi u raportua rreth orës 11: 33 të paradites të kësaj të hënë. Ekzekutimi ndodhi në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit. Në një moment bashkëshortja e Gjinit ka zbritur nga makina për të blerë diçka në një dyqan, ndërsa në makinë kanë pritur 48 vjeçari dhe djali i tij. Aty i është afruar një fuoristradë me xhama të zinj, nga ku është qëlluar menjëherë me armë zjarri. Gjini është dërguar në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

“Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit” informoi policia.

Nderkohe, rreth orës 13: 35 minuta u mësua se është gjetur një makinë e djegur tek mbikalimi i Rrëshenit. Dyshohet se i përket autorëve të krimit. Duket se në qytetin e Rrëshenit tensionet janë të larta dhe dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një seri vrasjesh në dy vitet e fundit në Rrëshen. Madje në 6 maj të këtij viti, (2019) në automjetin tip Benz të Gjinit ishte vendosur rreth 700 gram tritol. Edhe në atë kohë ai ishte duke udhëtuar me djalin të cilin po e çonte në shkollë kur ka konstatuar lëndën eksplozive.

Fatmirësisht ngjarja u shmang, pasi ndërhynë Forcat Speciale dhe antiterrorit që u nisën nga Tirana drejt Rrëshenit për të çaktivizuar tritolin. Nga shperthimi i komanduar u dëmtua tërësisht makina. Në atë kohë Gjini pat deklaruar se nuk kishte asnjë problem familjar apo personal, duke theksuar se mund të kishin ngatërruar shënjestër.

Lexoni dhe kete

PISTAT E HETIMIT PËR ATENTATIN NDAJ ARMANDO GJINIT

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në …