Task-forca vendore anti-kanabis ka zhvilluar këtë të marte një takim në prefekturën e Qarkut Shkodër. Eleminimi i fenomenit të mbjelljes së kanabisit ka qenë në fokus të këtij takimi.
Drejtori i policisë vendore Shkodër, Niko Brahimi tha se policia nuk duhet të jetë e vetme në luftën ndaj këtij fenomeni.
Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Qarkut Shkodër.
