ELSEID HYSAJ SHUMË PRANË KALIMIT TEK ATLETIKO MADRID

Polemika, diskutime, hipoteza por edhe lëvizje konkrete për mbrojtësin shkodran të Napolit dhe të kombëtares shqiptare, Elseid Hysajn. Ai duket gjithmonë e më shumë pranë Atletikos së Madridit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare rikthehet sërish në skenë dhe shihet si favoriti për të veshur fanellën bardhekuqe për sezonin e ardhshëm. Pasi Barcelona refuzoi bisedimet për shitjen e Semedos drejt Atletikos, klubi madrilen ka nisur sërish kontaktet me Napolin. Prej javësh ka pasur bisedime për kalimin e Hysajt nga Italia drejt Spanjës, por Atletiko nuk ka dashur të kalojë shifrën 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit kuqezi, i cili nuk është pjesë e planeve të Ançelotit.

Shumë drejtues të Napolit ndodhen në Madrid gjatë këtyre ditëve për të mbyllur transferimin e Hames Rodrigezit dhe kanë përfituar nga ky moment për të takuar nga afër edhe Atletikon për Hysajn. Sipas mediave italiane bisedimet po shkojnë shumë mirë dhe transferimi i mbrojtësit shqiptar tek Atletiko e Madridit është shumë pranë. Kalimi i shkodranit në radhët e Atletikos konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi spanjollët janë një nga klubet më të mëdha në Europë. Në vitet e fundit rritja e tyre ka qenë e jashtëzakonshme.

Mediat italiane dhe ato spanjolle nuk zbulojnë shumë detaje në lidhje me këtë transferim. Kjo marrëveshje mund të mbyllet për 20-25 milionë euro, pasi Diego Simeone e kërkon me ngulm një mbrojtës të djathtë. Huanfran u largua, ndërsa Arias nuk ofron garanci. Për më tepër, trajneri e vlerëson shumë shqiptarin për faktin që mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Hysaj gjithashtu po e pret me padurim aventurën e tij të re dhe kërkon që të jetë sërish protagonist, pasi te Napoli nuk u aktivizua aq sa duhet në sezonin e parë të Ançelotit.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë …