ELSIDITA SELAJ: OBJEKTIVI IM I MADH, MEDALJA E ARTË NË EUROPË

Prej dy muajsh pa aktivitete, por boksierja shkodrane Elsidita Selaj ka vijuar punën për të ruajtur formën sportive. Ajo është stërvitur çdo ditë, madje duke ngjitur edhe kalanë e Rozafës, përveçse në ambjente të tjera dhe forma e saj duket se është e mirë. Në një prononcim për Televizionin Rozafa, Selaj shprehet se është në pritje të rikthimit të aktiviteteve për të vijuar serinë e sukseseve të saj.

Elsidita Selaj deri më tani ka arritur të shpallet nënkampione Europe dhe po ashtu ka marrë edhe një medalje të bronztë në kontinent. Objektivi i madh i saj padiskutim që është medalja e artë dhe ajo është e bindur se një ditë do ia arrijë.

Bashkë me trajnerin Jetmir Kuçi, boksierja Elsidita Selaj po punon fort dhe falë edhe talentit që ajo zotëron, me siguri që do të arrijë të ngjitet në podium sërish, për të nderuar kësisoj Shkodrën dhe Shqipërinë.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I FUTBOLLIT TË FEMRAVE RINIS ME 6 QERSHOR

Pas një shkëputje dy mujore, ekipi i Vllaznisë në futboll për femra që prej javës …