Tuesday , 19 November 2019

EMËRIMET E DREJTORËVE NË DREJTORITË RAJONALE TË SHKODRËS, REAGIMI I ULQINAKUT

Çështja e emërimeve të drejtorëve të rinj në drejtoritë rajonale të Shkodrës vijon të prodhojë debate në kryeqendren e veriut. Është ish-deputetja e PD Izmira Ulqinaku që ka reaguar sëfundmi për këtë çështje.

Me anë të një postimi në facebook, Ulqinaku thotë se Edi Rama e përbuz Shkodrën dhe shkodranët, sepse nuk e mbështetën kurrë as atë dhe as partinë e tij.

“Cfarë po ndodh në Shkodër!
Dje u pranua nga vetë elita politike e PS Shkodër, që këto 6 vite emërimet e drejtorëve rajonalë kishin qenë si tender, dmth kush ua ofronte deputetëve të Rilindjes çmimin më të lartë, merrte postin.
Pavarësisht se kaluan vite duke e vjedhur dhe shkatërruar këtë qytet duke mos i kryer asnjë shërbim, kujtohen pa pikë turpi të ndërrojnë strategji. Pasi elitarët politikë të rilindjes në Shkodër, u zunë për pazaret e emërimeve të drejtorëve, tani do ndërhyjë kryehajduti Rama. Ashtu siç e shkatërroi të gjithë Shqipërinë, tani do ndrisë Shkodrën.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj pa drejtorë e pa shërbime, Rama përsëri nuk gjen kohë t’ia kushtojë qytetit tonë. Edi Rama e përbuz Shkodrën dhe shkodranët, sepse nuk e mbështetën kurrë as atë dhe as partinë e tij!
Shkodra ka djem e vajza që shumë shpejt do i rikthejnë lavdinë që ka patur, qyteti i harruar tashmë nga Qeveria! #meLulzimBashenKryeminister” – shkruan Ulqinaku.

Lexoni dhe kete

PS SHKODER VOTON DELEGATET NE KONGRES

Në Partinë Socialiste zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongresit të 2020-ës. Në Shkodër mësohet janë …