Tuesday , 21 November 2017

EMERIMI I RUÇIT NE KRYE TE KUVENDIT, REAGON DEPUTETI SPAHIA

Deputeti i partise demokratike per qarkun e Shkodres Bardh Spahija ka reaguar me ane te nje statusi ne rrjetin social “FB” per emerimin e Gramoz Rucit ne krye te kuvendit te Shqiperise. Sipas deputetit Spahija emerimi i Rucit ne krye te Kuvendit, eshte jo përfaqësim i Sovranit por cënim i integritetit, sovranitetit dhe moralit të shqiptarëve. “Në kohën kur Shqipëria një vend anëtar i NATO-s, është në pikëpyetje të rrezikshme për hapjen e negociatave me BE për shkak të një qeverisje të lidhur kryekëput me krimin dhe trafiqet e drogës, nga partia shtet vjen një provokim edhe më i rëndë për cdo shqiptar dhe vetë institucionet demokratike; emërimi partiak i Gramoz Rucit si kryetar i Parlamentit pluralist. Ruci nuk mund kurrsesi të jetë modeli i përfaqësimit të sovranit , ai është figura që cënon rëndë sakrificat dhe përpjekjet shekullore të elitave të Kombit, nga Veriu në Jug, familjet e pasura e fisnike që u burgosën, u pushkatuan me gjyq e pa gjyq në burgjet dhe gulaget e Enver Hoxhes. Emërimi i Rucit provokon duke fyer historinë më të ndritur të shqiptarëve, protestat mbarkombëtare për rrëzimin e diktaturës, në vitin 90, prirjet demokrate dhe europiane të të rinjve, studentëve të Dhejtorit dhe të gjithë shqiptarëve të cilët përmbysën muret e diktaturës nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”- shkruan Spahija ne “Facebook”.

Per deputetin shkodran emërimi i Gramoz Rucit, Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste, një ndër ideatorët dhe firmëtarët e vrasjes së 4 të rinjve dhe plagosjes së dhjetëra qytetarëve shkodrane në protestën antikomuniste te studenteve me 2 Prill 91 ne Shkoder, përbën ngjarjen më të turpshme dhe më të rëndë.

Deklarata e deputetit Spahija vijon duke theksuar se Ruci është modeli i kundërt me standartet e sistemit të lirisë së fjalës të institucioneve demokratike të Europës dhe SHBA. “Kjo qeveri dhe mazhorancë me këtë emërim pa asnjë moral e kriter historik e politk, do ti verë vulën përfundimtare antieuropianizimit të Shqipërisë dhe instalimit së një sistem autoritarist oligarko-komunist”- perfundon reagimi i Spahise.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: BASHKEPUNIMI NGA BASHKIA NUK KA MUNGUAR, PROBLEM QEVERIA

Deputetja e PD- se ne Shkoder Izmira Ulqinaku ka dale ne nje deklarate per shtyp …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin