Thursday , 1 October 2020

EMIGRACIONI SHQETESIM NE LEZHE

Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort. Të dhënat e fundit të Instat e rendisin Lezhën si një ndër zonat me emigracionin me të lartë në raport me popullsinë.

Të pyetur për këtë çështje qytetaret thonë se papunësia po i detyron që të largohen nga vendi i tyre, ndërsa e kanë humbur shpreson se kjo situata këtu do të ndryshoje.

Largimi i popullsise jashtë vendit është më evident në fshatrat e Lezhës të cilët janë boshatisur dhe këtë e dëmshmon dhe mbyllja e shumë shkollave përshkak të rënies së numrit të nxënësve.

Lexoni dhe kete

ZHDUKET 51-VJEÇARI NE KURBIN

Një 51-vjeçar nga fshati Gurez i Kurbinit rezulton i zhdukur prej gati 10 ditësh. Mark …