Tuesday , 16 August 2022

EMIGRANTI I VJEN NE NDIHME 50-VJEÇARIT QE JETON NE MJERIM

Rasti i 50-vjeçarit Nikoll Leka i cili jeton në mjerim në fshatin Katund i Vjeter të Mirditës ka nisur të sensibilizojë njerezit e thjesht, por jo institucionet shteterore të cilet e kanë detyrim ligjor që ti vinë në ndihmë.

Pas publikimit të gjendjes në të cilen ndodhet burri i vetmuar, një emigrant nga Lezha që jeton në Itali dha kontributin e tij, duke i ardhur në ndihmë 50-vjeçarit të vetmuar dhe sëmure i cili jeton në mjerim.

Por publikimi i rastit në media ka irrituar drejtuesit e pushtetit vendor në
Rubik, të cilët e kanë përzënë dhe kërcënuar 50-vjeçarin, duke i kërkuar që të gjeje zgjidhjen tek gazetaret.

Rasti i Nikoll Lekës i cili jeton në kushte skandaloze dhe pa energji elektrike, mund të konsiderohet pa frike si dramë e vërtet njerezore që kërkon vemendje urgjente.

Lexoni dhe kete

TOKA BUJQESORE KTHEHET NE LANDFILL INERTESH

Ishte në emigracion dhe kur u rikthye 2 vite më parë e gjeti token bujqësore …