EMIGRIMI I PALIGJSHEM I SHQIPTAREVE DREJT ANGLISE

Nje takim qe kishte ne fokus mbrojtjen e trafikimit te qenieve njerezore dhe emigrimin e paligjshem te shqiptareve drejt Anglise eshte zhvilluar kete te Enjte ne Shkoder. Takimi u zhvillua ne ambjentet e Prefektures se Qarkut Shkoder dhe moren pjese perfaqesues te Ambasades se Britanise se Madhe. Te pranishem ne takim pervec komitetit rajonal te mbrojtjes nga trafikimi te qenjeve njerzore ishte edhe drejtori i policise se qarkut Shkoder Gjovalin Loka, si dhe perfaqesues te zyres se migracionit, drejtorise se sherbimeve sociale, prefektura Shkoder si dhe perfaqesues te drejtorise rajonale arsimore. Por, asnje nga perfaqesuesit nuk preferoi te komentonte takimin per mediat.

Nderkohe, perfaqesues te ambasades kerkuan nga Komiteti i Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore me shume informacion dhe nje strategji te mirepercaktuar per parandalimin e rasteve te viktimave te trafikut por edhe te tentativave per te kaluar ne Mbreterine e Bashkuar. Ne vitet e fundit, Anglia ka qene nje nder destinacionet me te shigjetuara nga azil-keruesit shqiptar. Bashkepunimi i te gjithe ketyre hallkave, synon qe ti jape zgjidhje jo vetem ndalimit te emigracionit te paligjshem por edhe trafikimit te qenieve njerzore.

Lexoni dhe kete

KULLAT E VROJTIMIT E NDOTJA AKUSTIKE, PROBLEM NE VELIPOJE

Gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të turizmit në Velipojë, Petrika Dumka, përfaqësues i drejtorisë vendore …