EMRAT E PERFOLUR PER KRYETAR TE PS- se SHKODER

Partia Socialiste nuk ka akoma nje date te sakte se kur do te organizoje Kongresin qe riperterin mandatet e skaduara tashme prej muajsh te kryetarit por edhe organeve te tjera drejtuese. Zyrtarisht, shkak per shtyrjen e pritshme te Kongresit- I parashikuar per muajin janar, jane vonesat ne baze te organizimit te zgjedhjeve ne forme kapilare nga organizatat deri ne propozimin e emrave per kryetare te 61 njesive vendore te krijuara pas reformes territoriale administrative. Megjithate, te pakten ne Shkoder, edhe pse larg kamerave, individet qe pretendojne te marrin drejtimin e PS-se, punojne intensivisht.

Ne bazen socialiste tashme te flasin per disa emra konkrete, te cilet po punojne prej javesh per te terhequr voten e pritshme te organizateve ne favor te tyre. Tre emrat me te perfolur aktualisht jane Arbis Vjerdha, Rozafa Zmijani dhe Sokol Niklekaj. Dy te paret jane me te njohur edhe per publikun, pasi ishin pjese e stafeve paraelektorale te PS-se ne zgjedhjet politike 2013. Vjerdha ishte antar I grupit te punes qe pergatiti platformen per sportin, ndersa Zmijani ishte pjese e listes se deputeteve te qarkut Shkoder.

Nga burime Brenda bazes roze, mesohet se keta tre individe po punojne thuajse me cdo organizate per te siguruar mbeshtetjen e tyre. Organizatat do te peraktojne preferenat e tyre per emrat e mundshem si candidate, ndersa do te jete kryesia e PSSH-se ne Tirane qe do te percaktoje emrat qe do te futen ne garen locale te Shkodres. Nese situata nuk do te evoluoje, pra per nje arsye apo tjeter nuk do te zhvillohet process zgjedhor, Agim Shima aktualisht koordinator per qytetin, mund te komandohet kryetar I PS Shkoder. Megjithate, komandimi nuk ka krijuar nje shije aspak te mire ne antaresine socialiste, e cila pas shume viteve neperkembje, kerkon te votoje vete per drejtuesin e deges se PS-se ne kryeqendren e Veriut.

Lexoni dhe kete

BASHA: RAMA DO TË MBUSHË XHEPAT E TIJ DHE TË OLIGARKËVE

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama së po rrit borxhin publik për të mbushur …