Friday , 13 December 2019

ENDE ASNJE GJURME NGA VRASESIT E GJERGJ KRYGJA

Asnjë gjurmë nga autorët e vrasjës së 43 vjecarit Gjergj Krygja ndodhur në Sumë të Dukagjinit. Gjatë gjithë ditës së djeshme dhe gjatë ditës së sotme është kërkuar në zonë fuoristrada e dyshimtë që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët por pa sukses. 43 vjecari Gjergj Krygja është vrarë në derën e shtëpisë së tij në fshatin Brucaj të Sumës në Dukagjin, ndërsa ende nuk ka një të dyshuar rreth kësaj ngjarje.

Grupi hetimor gjatë gjithë ditës së djeshme dhe paradrekës së ditës së sotme ka kërkuar gjurmët e automjetit tip fuoristradrë që ka lëvizur në zonë por pa sukses. Ndërsa nuk kemi të dhëna të sakta rreth të kaluares së viktimes. Përvec se ka qenë një nga eksponentet e PS-së në zonë dhe ka qenë pjesë e komisionit të votiomit në qëndren e votimit nr 00092 në Brucaj të Sumës në njësinë administrative Pult në vitin 2015. Nga ky vit 43 vjecari ka zhvilluar aktivetet normal të tij kryesisht në shfrytëzimin e pyjeve në zonë, ndërsa dyshimet cojnë edhe tek kultivimi i kanabisit.

Nga ana tjetër e pa qartë mbetet edhe pista se 43 vjecari është deportuar nga Italia në vitin 2012 për tregtim të narkotikëve, ku mësohet se vetë viktima gjatë viteve të fundit ka lëvizur disa herë jashtë shtetit. Ndërsa në regjistrat e policisë së shtetit nuk rezulton të ketë qenë person i shpallur në kërkim, pavarësisht se ka qenë person i cili është mbajtur nën vëzhgim nga strukturat e shtetit. Deri tani familjarët kanë mohuar të ketë pasur konflikte që mund të kenë cuar deri në ekzekutimin e tij.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS FINALIZON OPERACIONIN “BUNA”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”. Në zbatim të planit të …