Monday , 17 January 2022

ENDE ASNJE NDERHYRJE NE KALANE E LEZHES

Afro 1 vit pas dëmtimit të ures dhe rrëshqitjes së gureve, situata në kalanë e Lezhës mbetet e njëjtë.

Pavarësisht premtimit për ndëhyrje të shpejtë, kjo nuk ka ndodhur dhe situata është përkeqësuar edhe më tej. Ura për të shkuar drejt këtij monumenti historik është kalbur e gjitha dhe kalimi është mjaft i frikshem.

Edhe gurët e mëdhenj në murin e shekullit të 4 para Krishtit vijojnë të bien, duke rrezikuar edhe banoret që jetojnë poshtë kalase.

Specialisti i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, Ded Margjoni thotë se askush nuk i jep përgjigje përse nuk kanë nisur punimet apo kur do të nisin ato.

Në këtë situatë nga një atraksion turistik, Kalaja e Lezhës është tani një rrezik për vizitorët dhe banorët shtëpitë e të cilëve ndodhen poshtë saj.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA FENOMEN SHQETESUES NE LEZHE

Gjakmarrja vijon të mbetet fenomon shqetësues në të gjitha vendin. Sipas të dhënave zyrtare vetem …