Saturday , 7 December 2019

ENES ISUFI: LUFTËTARI – VLLAZNIA, NJË NDESHJE E HAPUR

Pas ndërprerjes për shkak të situatës së krijuar nga tërmetet, kampionati I Superligës pritet të zhvillojë mesjavën e ardhshme ndeshjet e javës së 14-të. Në Gjirokastër, Luftëtari do të presë Vllazninë dhe pavarësisht se në pamje të parë duket I dorëzuar, duket se do të jetë një ndeshje e hapur.

Në rradhët e gjirokastritëve luan edhe mbrojtësi shkodran Enes Isufi I cili po gjen hapësirat e duhura për t’u aktivizuar tek kjo skuadër dhe ai është I kënaqur me këtë gjë dhe këtë e shpreh edhe në një prononcim të dhënë për televizionin Rozafa.

I pyetur ndërkohë si e parashikon ndeshjen Luftëtari- Vllaznia dhe a mund të konsiderohet e rënë skuadra gjirokastrite ashtu siç e gjykojnë shumë specialistë, Isufi përgjigjet.

19 vjeçari shkodran që është edhe pjesë e kombëtares U20 të Shqipërisë, sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut por pa gjetur dot hapësirat e aktivizimit dhe prandaj në Gjirokastër ku po luan rregullisht, duket I kënaqur dhe mundohet të japë në çdo ndeshje maksimumin, ashtu siç do të tentojë ta bëjë edhe ndaj Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …