Breaking News

ERA DEMTON VARREZAT E QYTETIT TE LEZHES

Moti i keq me erëra të forta ka krijuar probleme në rajonin e Lezhës.2 pisha shumëvjeçare u rrëzuan nga era në varrezat e qytetit, duke sjellë dëmtimin e 5 varreve.Ngjarja u regjistrua paraditen e së martes, ndërsa fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Siç shihet edhe nga pamjet pishat kanë rënë mbi varre, duke sjellë thyerjen e pllakave prej mermerit.Punonjesi i varrezave thotë se të tjera pemë rrezikojnë të bien, pasi përshkak të vjetersise janë gjysem të kalbura, ndaj kërkohet ndërhyrje për të shmangur situata të tilla.

Ndërmarrja e shërbimeve piblike në Bashkinë Lezhë pritet të nisë punen për largimin e pishave të rrëzuara nga era, ndërsa bëhet e ditur se në ditet në vijim do të priten të gjitha pishat që rrezikojnë të bien.Era e fortë që ka shoqëruar Lezhën që prej mesnates së kaluar ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik në disa zona, e për pasojë duke sjellë ndërprerje të energjisë kryesisht në fshatra.Duhet kujtuar se vetëm disa ditë më parë rajoni i Lezhës u përfshi nga një stuhi e fuqishme e cila shkaktoi jo pak probleme në rrugë, pemë dhe shkëputi linjat e energjisë elektrike.

Lexoni dhe kete

74-VJETORI I VRASJES SE PREK CALIT

Këtë të hënë të 25 marsit është përkujtuar 74-vjetori i vrasjes së Prek Calit. Familjarë, …