ERA E FORTE LE PA ENERGJI MIJERA BANORE NE LEZHE

Mijera banore të Lezhës kanë ngelur pa energji elektrike, si pasojë e dëmmtive të shkakuara në rrjet nga era e fortë që po shoqëron këtë rajon prej 2 ditësh. Sipas burimeve që prej mbrëmjes të së dieles ka mungese energjie në fshatrat e Zadrimes si dhe të Njesive Administrative Kolsh e Zejmen.
Kjo situatë ka vështiresuar edhe më shumë jetesen e banoreve të këtyre zonave në këtë kohë karantine të krijuar nga coronavirusi. Nga ana tjeter punonjesit e Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë ndodhen në terren për riparimin e defekteve.
Në disa zona është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike, ndërsa po punohet intensivisht për të rikthyer sa më parë energjinë edhe atje ku aktualisht mungon.
Me përkeqësimin e kushteve atmosferike, ndërprerjet e energjisë elektrike janë një refron i vazhdueshem në Lezhë, e kjo vjen nga amortizimi i rrjetit dhe ndërhyrjeve me cilësi të dobet atje ku ka patur investime.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …