Wednesday , 13 June 2018

ERALD ÇINARI DREJT SPANJËS, POR ZYRTARIZIMI VETËM NË KORRIK

Që prej ditës së djeshme në media po flitet për një lëvizje të mundshme të mesfushorit të Vllaznisë Erald Çinari drejt Spanjës. Skuadra Deportivo Alavesh ka shfaqur interes për këtë futbollist dhe dëshiron ta ketë në rradhët e saj. Bisedimet me lojtarin kanë kohë që kanë nisur dhe po ashtu, edhe me klubin shkodran. Akordi mes palëve duket se është arritur sepse në fakt kjo lëvizje e tillë bëhet një fakt i kryer por e sigurtë është se deri në fillim të korrikut, ajo nuk do të zyrtarizohet. Arsyeja është se në klubin Vllaznia që pas dorëheqjes së Astrit Gjyrezit, mungon administratori. Dhe në kushte të tilla, askush nuk mund t’i firmosë leje-kalimin këtij futbollisti.

Megjithatë kjo nuk duket se përbën ndonjë problem përderisa mbyllja e merkatos do ende edhe shumë kohë për të ndodhur dhe deri atëherë, në klubin Vllaznia do të vijë administratori i ri. Por, çdo gjë duket e përfunduar dhe nuk pritet që të ketë ndonjë problem në këtë drejtim. Çinari ka patur oferta nga Tirana e Partizani rregullisht në këto dy vitet e fundit por drejtuesit e Vllaznisë nuk e kanë lejuar të largohet. Edhe vetë lojtari ka dashur të shohë për ndonjë mundësi largimit vetëm jashtë Shqipërisë. Oferta e Deportivo Alavesh padyshim që e ka ngacmuar menjëherë por duket se spanjollët nuk kanë ndër mend ta marrin që në sezonin e parë në rradhët e tyre.

Me shumë mundësi ata do ta huazojnë në Kroaci ku Çinari do të luajë në sezonin e ardhshëm. Gjithsesi këto janë vetëm parashikime sepse lëvizja e tij nga Vllaznia ende nuk është zyrtarizuar dhe duhet pritur të paktën edhe dy javë. Gjithmonë duke shpresuar që të mos ketë ndryshime të papritura në këtë lëvizje të futbollistit të Vllaznisë Erald Çinari.

Lexoni dhe kete

OFERTA PËR LOJTARËT KUQEBLU, HAXHIOSMANOVIÇ DO PANKINËN

Tek Vllaznia është e sigurtë se përveç Kalajës do të ketë edhe largime të tjera. …