Breaking News

ERJON LLAZANI I PARI NË RENDITJEN E FIBA-S PËR “3X3”

Kapiteni i Vllaznise Erjon Llazani eshte i pari ne nje renditje te FIBA-s per lojen e “street-ballitl” ne Shqiperi. Renditja eshte publikuar ditët e fundit nga institucioni me i larte i basketbollit boteror. Padyshim qe ky eshte nje vleresim per kete sportist i cili ka marre pjese rregullisht prej disa vitesh ne turnete e zhvilluara dhe madje eshte shpallur fitues ne disa edicione. Basketbolli i rrugës është një lojë që zhvillohet në ambjente të ndryshme teksa në fushat e improvizuara luajnë 3 lojtarë ndaj 3 kundërshtarëve dhe nga viti në vit po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha ndërkohë që ka filluar të ketë organizime edhe në Shqipëri.

Interesant është fakti se të drejtën e këtyre organizimeve për vendin tonë e kanë tre shkodranë dhe pikërisht Roni Gjeçaj, Antonio Shabani dhe Silver Xhexhaj. Vitin e kaluar ky aktivitet është zhvilluar në Durrës dhe fitues ka qenë ekipi i “Goga Basket”, pjesë e të cilit kanë qenë edhe dy basketbollistët shkodranë Erjon Llazani dhe Herion Faslija.Të tilla paraqitje të mira të kapitenit aktual të Vllaznisë, Llazanit, kanë bërë që ai të marrë më shumë pikë se të gjithë të tjerët dhe për rrjedhojë kryeson renditjen e FIBA-s për këtë sport në vendin tonë. Edhe sivjet ne qytete te ndryshme te Shqiperise kane filluar te organizohen turnete e rradhes por ende nuk eshte bere e ditur nese do te zhvillohet edhe ne Shkoder apo jo.

Basketbolli i rrugës po shndërrohet në një sport gjithnjë e më të preferuar nga rinia por edhe nga sportistët profesionistë sepse përveçse një lojë, sjell edhe argëtim tek pjesmarrësit por edhe sportdashësit që e ndjekin atë. Fakti që Erjon Llazani është aktualisht i pari në renditjen e pjesmarrësve nga Shqipëria, tregon më së miri se shkodranët edhe në këtë sport sërish duan të lënë gjurmët e tyre.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …