Breaking News

ERJON VUCAJ, DILEMA E RIKTHIMIT TEK VLLAZNIA

Emri I futbollistit Erjon Vucaj ka ditë që lakohet si një afrim I rradhës tek Vllaznia. Mes tij dhe drejtuesve të klubit pranohet që ka patur edhe kontakte por akordi duket ende larg. Lojtari e ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në Shkodër pas aktivizimit disavjeçar me ekipin e Laçit dhe po ashtu edhe trajneri Cungu gjithnjë e ka pëlqyer si futbollist.

Megjithatë, akordi mes palëve duket ende larg. Arsyeja është shumë e qartë: Vllaznia ka nevojë aktualisht për përforcime në mbrojtje dhe në sulm ndërsa për repartin e mesfushës ku luan Vucaj, për momentin nuk ka shumë nevojë. Në këto rrethana, edhe bisedimet kanë ngecur në vend megjithatë në ditët e ardhshme pritet një takim mes tij dhe administratorit të klubit Astrit Gjyrezi. Vllaznia e kërkoi këtë futbollist një muaj më parë me insistim por ai preferoi të qëndronte tek Laçi. Në këto rrethana, drejtuesit kuqeblu morën Hasanin, Likën si dhe rinovuan kontratat me futbollistët aktualë të mesfushës si Tafili, Bardulla, Krymi, Kalaja e Kruja e po ashtu, nën kontratë janë edhe Çinari e Vecaj. Kjo do të thotë se ky repart është I mbipopulluar dhe afrimi I mundshëm I Vucajt do të shtonte edhe më shumë hallet për stafin teknik sepse më tepër se gjysma e këtyre futbollistëve do të përfundonte në stol.

Problemi nuk është vetëm ky. Ekipi shkodran po sheh me interes tregun për të gjetur ndonjë portier, mbrojtës qendre apo dhe sulmues, pika këto që kanë nevojë për përforcime. Në këto kushte, ende nuk është shumë e qartë nëse Erjon Vucaj do të firmosë me Vllazninë apo jo.

Lexoni dhe kete

KAJOSHI & VJERDHA: SYNOJMË MEDALJE NË LOJËRAT MESDHETARE

Përgatitjet e kombëtares shqiptare të boksit tashmë kanë marrë fund dhe mëngjesin e së shtunës …