Thursday , 1 October 2020

ERKAND QERIMAJ LARGOHET PA MEDALJE NGA EUROPIANI

Ka pėrfunduar pa medalje aventura e peshėngritėsit shkodran Erkand Qerimaj nė kampionatin Europian qė po zhvillohet nė Norvegji. Madje ai nuk ka arritur tė renditet fare nė dygarėsh sepse nuk e ka ēuar deri nė fund garėn pėr shkak tė njė dėmtimi. Ngjitja e tij nė pedanė pritej me shumė interes sepse nisur edhe nga forma e paraqitur nė stėrvitje, linte shpresa pėr futjen nė zonėn e medaljeve por gara ka treguar tjetėr gjė.

Nė stilin e shkėputjes, Qerimaj ka dėshtuar nė dy provat e para pėr tė ngritur 153 kilogramė ndėrsa nė provėn e tretė dhe tė fundit ka tentuar tė ngrejė 154 kilogramė por sėrish nuk ia ka dalė duke mos u renditur fare nė kėtė stil por edhe duke i humbur vetes tė drejtėn tė renditej nė dygarėsh. Megjithatė u prit me interes se ēfarė do tė bėnte nė stilin e shtytjes por kur erdhi momenti qė tė niste garėn, gjyqtaria ka njoftuar se Erkand Qerimaj ėshtė tėrhequr.

Arsyen e kėsaj tėrheqje e ka bėrė tė ditur vetė sportisti nė faqen e tij nė facebook kur do tė shkruante se pas dėmtimit tė gjurit gjatė garės, doktori na kėshilloi qė tė tėrhiqemi. “Mė vjen keq pėr mundin dhe djersėn time dhe tė familjes dhe pėr gjithė dashamirėsit qė mė mbėshtesin”- do tė shkruante Erkandi. Nė kėtė mėnyrė, Shqipėria largohet nga nga ky Europian pa arritur tė lėrė gjurmė dhe pėr mė tepėr, pa kualifikuar asnjė sportist pėr nė Olimpiadė.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA E TIRANA NƋ ā€œRESHIT RUSIā€, POR PƋR TƋ PROTESTUAR

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar vijon bojkotin dhe ndeshjet e javes se trete te saj …