Sunday , 29 November 2020

EROZIONI DETAR NE KUNE TE SHENGJINIT

Erozioni detar në zonen e Kunës në Shëngjin është një problem mjaft shqetësues që kërkon ndërhyrje të mënjehershme, për të shpëtuar këtë perle të bregdetit shqiptar.

Kështu shprehet Besiona Simoni Specialiste e Menaxhimit në Administraten e Zonave të mbrojtura e cila reagoi pas lajmit të publikuar pak ditë më parë në Televizionin Rozafa.

Sipas saj ky institucion nuk ka asnjë instrument për të ndërhyre, ndaj i bashkohen apelit qytetar, duke kërkuar zgjidhje nga Qeveria.

Erozioni detar në Kune ka marrë përmasa të frikshme gjatë viteve të fundit dhe sipas përllogaritjeve deti ka deportuar drejt tokës me rreth 30 metra, duke rrezikuar seriozisht ekzistencen e kësaj zone.

Lexoni dhe kete

TERMETI U DEMTOI BANESEN, 12 MUAJ JETESE NE ÇADER

Prej 12 muajsh, kjo çader është streha e vetme e familjes Murati në Fushe Milot …