Nga pikëpamja gjeologjike e gjitha zona në lagjen “Varosh” të Lezhës është problematike dhe nuk duhet të ishin lejuar ndërtime në këtë zonë.
Kështu shprehet prefekti i Lezhës Gjok Jaku pas rrëshqitjeve te dherave dhe gureve në këtë lagje, fenomen që ka marrë përmasa të frikshme që prej reshjeve të dendura të shiut të fillim janarit.
Erozioni në lagjen “Varosh” të Lezhës rrezikon disa banesa në këtë zonë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për ti dhëne zgjidhje problematikes.
Ndërkohë prej dy ditësh rajoni i Lezhës është përfshire nga moti i keq me reshje shiu, por fatmirësisht nuk raportohet për problematika.