EROZIONI PO “ZHDUK” KUNEN

Reshjet e shiut me stuhi gjatë ditëve të fundit kanë përkequar situaten e krijuar nga erozioni në zonen e Kunës në Shëngjin.Deti ka përparuar frikshem në drejtim të tokes, duke sjellë rrezimin e shumë pishave qindra vjeçare.Bizneset e zones thone së vershimi i detit e ka zhdukur bregdetin e Kunes, por po humbet edhe brezi i pishave ndaj duhet ndërhyrje shumë urgjente. Ata jane të gatshem të bashkpunojnë me qeverine për të investuar edhe privatisht në ndertimin e dallgekthyesve, të cilat duhet të jenë me të efektshme se ato që janë ndertuar më parë, e kjo si mundesia e vetme për ta mbrojtur këtë zonë.

Administratori i Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se situatën e kanë prezantuar edhe tek institucionet qendrore, duke kërkuar ndërhyrjen e shpejtë për të shmangur zhdukjen e Kunes.

Prej vitit 2003, erozioni ka qenë shumë agresiv në bregdetin e kunes, e kjo ka bërë që deti të avancoje drejt tokes më të pakten 30 metra. Këtë e dëshmon zhdukja në uje e bunkereve që dikur qëndronin e që sot janë mbuluar nga uji.

Lexoni dhe kete

ISH-MATURANTE TE “JORDAN MISJA”, RITAKOHEN PAS 40 VITESH

Kanë ardhur nga Kanada dhe Italia, por edhe vende të tjera, për tu bashkuar me …