Saturday , 24 October 2020

ESKTRADOHET NGA ATHINA I DENUARI PER DY VRASJE

Interpol Tirana ekstradon nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar për vrasje. Interpol Tirana ka sjellë nga Athina, të dënuarin me burgim të përjetshëm Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër.

Marku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Lezhë më datë 20 maj 2002 për “Vrasje me dashje” dhe Gjykata e Lartë e ka denuar me 16 vjet dhe 8 muaj në burg për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Më datë 6 tetor 2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit, Lezhë, Marku ka vrarë me automatik shtetasit B. A dhe B. Z. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij dhe Marku iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …