Monday , 16 September 2019

EUGERT ZHUPA NGA XHIROJA E ITALISË NË TURIN E SHQIPËRISË

Pas katër vitesh pjesmarrje në njërën nga garat më të rëndësishme botërore të çiklizmit, pikërisht në Xhiron e Italisë, sportisti më i suksesshëm në historinë e këtij sporti në vendin tonë, sivjet do të marrë pjesë për herë të parë në Turin Çiklisti të Shqipërisë, aktivitet ky që po merr rëndësi gjithnjë e më të madhe, nisur edhe nga pjesmarrja e shumë ekipeve profesioniste nga mbarë Europa. Zhupa prej disa ditësh ndodhet në Shkodër i grumbulluar me kombëtaren shqiptare duke u bërë gati për startin e këtij Turi dhe në një prononcim për mediat premton të bëjë më të mirën për ekipin tonë përfaqësues.

Zhupa, Banushi, Sefa, Kola, Kronaj, Jaku e ndonjë tjetër janë përbërja e kombëtares shqiptare që do të marrë pjesë në këtë tur, të drejtuar nga trajnerët Dashamir Rama e Leonat Kola. Turi starton të hënën nga Shkodra dhe pritet që gara të dhurojë shumë emocione jo vetëm për sportistët, por edhe për sportdashësit sepse niveli i këtij aktiviteti do jetë shumë i lartë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …