LEZHE, PREGATITJE PROFESIONALE PA LIBRA

Nxenesit lezhjane qe zgjedhin per arsimimin e tyre shkollat profesionale duhet te pregatiten edhe per kosto financiare shtese. Pershkak se librat mungojne, fotokopjet jane shpenzimi i tyre i perditshem. Shtepite botuese nuk e kane plotesuar kete shkolle me librat e lendeve profesionale. Kete problematike drejtori i shkolles se mesme profesionale kolin gjoka ne lezhe Bardh Dedegjonaj ia faturon paraardhresve te tije qe nuk kane bere kerkese te plote per libra prane shtepive botuese, zgjidhje qe sipas tije do te vije shume shpejt pasi kerkesa eshte ribere. Ndersa nxenesit vazhdojne te fotokopjojne literature arsimore duke shpenzuar jo pak nga xhepat e prinderve te tyre, ata do ta paguajne dyfish librin e munguar, nje here duke e fotokopjuar dhe njehere librin qe do te sjelle shtepia botuese. Femijet lezhjane nuk kane asnje zgjidhje tjeter, sepse askush nuk eshte ne krahun e tyre per ti demshperblyer shpenzimet aktuale nepermjet fotokopjeve

Lexoni dhe kete

PUNESIMI I PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR

Punësimi i përsonave me aftësi të kufizuar ishte në fokus të një takimi të zhvilluar …