Breaking News

FAKULTETI I DREJTESISE NE MBESHTETJE TE STUDENTEVE TE SHKODRES

Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës vijon të jetë në mbështetje të studentëve. Me anë të një letër të fundit, asambleja e fakultetit të drejtësisë në Universitetin e Shkodrës iu drejtua senatit, rektoratit dhe fakulteteve të tjera të universitetit për të bërë të ditur disa vendime që ka marrë në mbledhjen e 6 shkurtit, ku:

  • ti kërkojë senatit të Universitetit të Shkodrës të përfshijë në rendin e ditës kërkesat e deklaratës së fakultetit të drejtësisë të datës 11 janar,
  • ti kërkojë senatit të USH-së të mnbajë një qëndrim në lidhje me ligjin për Arsimin e Lartë dhe VKM-së të datës 28 dhjetor 2018,
  • plotësimin e kërkesave të studentëve, atyre që varen prej USH-së,
  • ti kërkojë të gjithë pedagogëve të USH-së një mbledhje të asamblesë së përgjithshme për të diskutuar dhe mbajtur një qëndrim në lidhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe VKM-së të datës 28 dhjetor të vitit të kaluar,
  • të shpallë ditën e enjte dhe premte të kësaj jave bojkot të mësimit, si rezultat i qëndrimit mos-përfillës ndaj kërkesave tona të mëparshme,
  • ti kërkojë rektorit të USH-së publikimin e kësaj deklarate dhe deklaratave të mëparshme dhe cdo akti tjetër të dalë nga fakulteti i drejtësisë në faqën zyrtare të USH-së. Kërkesat mbajnë firmën e kryetarit të asamblesë dhe njëkohësisht dekanit të këtij fakulteti, Roland Dodani. Ndërkohë, një pjesë e studentëve të Shkodrës vijojnë të jenë të ngujuar prej më shumë se 2 javësh në godinën e fakultetit ekonomik dhe shprehën se nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lexoni dhe kete

STINA E PRANVERES, STINA E ALERGJIVE

Stina e pranverës konsiderohet si stina e alergjive. Për këtë, shkaqet që krijojnë alergji në …