Monday , 18 November 2019

“FALEMINDERIT TE GJITHE ATYRE QE PUNOJNE TOKEN”

Prodhuesit e vegjel të rajonit të Lezhës dhe Shkodrës u benë bashkë. Për ta u dedikua një mbrëmje e veçantë në shenjë falenderimi që punojnë token kjo si një mënyre per të inkurajuar familjet që ta vijojnë këtë profesion kaq të vështirë dhe fisnik.

Kjo nisme inkurajuese do pasohet me aktivitete promovuese në gjithë Shqiperine që do quhet “Promovimi i Konsumit te produkteve Organike,Tradicionale, dhe Treguesve Gjeografike të Shqiperisë”.

I pranishem në këtë event kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu garantoi mbështetje për prodhuesit e rajonit, ndërsa sipas tijë nuk do të mungojnë eventet promovuese në të gjitha zonat.

Eventi u mbyll me dhurimin e çantave Shkollore me simbolike Superheronj Fermer, për të nxitur edhe tek fëmijet dëshiren për të vazhduar traditen e punimit të tokes, ndërsa u shtrua dhe një darkë me kuzhinë tradicionale e rishikuar dhe përpunuar për të nxjerrë në pah vleren e produkteve të territorit.

Lexoni dhe kete

“KULTURA E KOMANIT DHE KOMANASIT”

Shoqata atdhetare Malësia në bashkëpunim me shoqatën atdhetare Ana e Malit dhe muzeun etnografik Leka …