Thursday , 22 August 2019

FALIMENTOJNE DHJETRA BIZNESE NE LEZHE

108 biznese kanë mbyllur aktivitetin gjatë vitit 2018-të në territorin e Bashkisë Lezhë.Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Tatim Taksave në këtë njesi vendore, ndërsa veshtiresitë ekonomike kanë çuar në këtë situatë.Drejtori i Tatim Taksave Arben Ndoj thotë se ka dhe shumë subjekte që janë të regjistruara fiktivisht dhe nuk ushtrojnë aktivitetin dhe kjo është një problem, pasi gjenerojnë taksa përsa kohe janë të regjistruar.

Ndoj shton numri i subjeketeve debitore ndër vite ndaj Bashkisë është mjaft i lartë. Numri i bizneseve që po falimentojnë në Lezhë ka pasuar rritje gjatë viteve të fundit, çka do të thotë se taksat kanë qenë të papërballueshme per ta.

Lexoni dhe kete

PËRFUNDOJNË PUNIMET NË RRUGËN “LORO NODAJ” NË GURIN E ZI

Rruga “Loro Nodaj” në Njësinë Administrative Guri i Zi, ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj. …