Tuesday , 18 December 2018

FALJA E NAMAZIT TE KURBAN BAJRAMIT

Kurban Bajrami në Shkodër nisi me faljen e namazit në sheshin kryesor të qytetit. Ku qindra besimtar të udhëhequr nga hoxhallarët e Muftinisë Shkodër moren pjesë në këtë ceremoni.

Për sa më shumë paqe në botë dhe sa më shumë dashuri mes njëri tjetrit për largimin nga e keqja dhe afrimin me Zotin dhe fjalën e tij, ka qenë ky ,mesazhi I teologut Lavdrima Hamja në fjalën e tij para besimtarëve të pranishëm….

Hamja u ndal edhe tek luftërat dhe nevoja për paqe në botë, duke kërkuar që secili njeri duhet të punoj për paqe dhe për begati….

Kurban Bajrami është festa e sakrifioces dhe e flijimit, por edhe festa e kujdesit ndaj njërei tjetrit përmes dhurimit. Flijimi I djalit nga Ibrahimi si shenj nënshtrimi ndaj Zotit është simboli I kësaj feste, I cili lajmërohet përmes engjëllit se flija e tij është e pranuar. Kurban Bajrami së bashku me Fiter Bajramin janë dy festat më të rëndësishme që festohen nga muslimanët në gjithë botën.

Lexoni dhe kete

NXENESIT NE SHKOLLEN E MESME NE GUR I ZI DALIN NE PROTESTE

Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar në Gur i Zi kanë dalë ditën e …