Wednesday , 22 August 2018

FALJA E NAMAZIT TE KURBAN BAJRAMIT

Kurban Bajrami në qytetin e Shkodrës nisi me faljen e namazit në sheshin kryesor të qytetit. Me dhjetëra besimtarë të udhëhequr nga imamët e Muftinisë Shkodër moren pjesë në këtë ceremoni. Për sa më shumë paqe në botë dhe sa më shumë dashuri mes njëri tjetrit për largimin nga e keqja dhe afrimin me Zotin ishin mesazhet kryesore të përcjellura në këtë festë. Ndërkohë, teologu Arben Halluni, u ndal tek prerja e kurbanit, si shenjë devotshmerie ndaj Zotit.

Kurban Bajrami është festa e sakrificës dhe e flijimit, por edhe festa e kujdesit ndaj njëri – tjetrit përmes dhurimit. Flijimi i djalit nga Ibrahimi si shenjë nënshtrimi ndaj Zotit është simboli i kësaj feste, i cili lajmërohet përmes engjëllit se flija e tij është e pranuar. Kurban Bajrami sëbashku me Fiter Bajramin janë dy festat më të rëndësishme që festohen nga muslimanët në gjithë botën.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E TRANSPARENCES NGA BASHKIA SHKODER

Një tjetër temë që solli debate në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak Shkodër ishte …