FAMILJA BOKRINA HAP DYERT E MORTIT NE OBLIKE

Ne fshatin Oblike te Shkodres, jane hapyr dyert e mortit, per njerin prej viktimave te aksidentit tragjik ne Genova te Italise. AdmirBokrina 32 vjeç ka humbur jeten ndersa po shkonte per pune se bashku me bashkeatdhetarin e tij Marius Djerri. Ne familjen e Admir Bokrines ndodhen vetem te aferm pasi nena dhe babi qe kishin ardhur per pushime u kthyen menjehere ne Itali pas lajmit te kobshem, per te terhequr trupin e pajete te te riut fatkeq. Xhaxhai dhe kusheriri i 32 vjecarit tregojne se si e kane marre lajmin e hidhur.

I ndjeri Admir Bukrina kishte qe 12 vjec qe jetonte ne Itali pasi I ati kishte emigruar e me pas kishte patur mundesi te bente bashkim familjar. Ai punonte ne nje fabrike ndersa personi i fundit qe kishet takuar ishte bashkeshortja e tij me te cilen ishte pershendetur para se te nisej per pune. 20 minuta pasi doli nga shtepia ate mesdite u mor vesh qe ura ishte shembur.

Pasi kane telefonuar te dy te rinjte qe ndodheshin ne automjet se bashku asnjeheri nuk eshte pergjigjur e me pas ka nisur paniku tek te familjaret. Kane kaluar ore te tera duke kerkuar deshperimisht informacion. Vetem pak pas mesnate kane mesuar se mes viktimave eshte dhe Admir Bokrina.

Lexoni dhe kete

FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “AKOMODUESI” NE SHKODER

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e …