Breaking News

FAMILJA GJURASHAJ NE MESHIRE TE FATIT

Nuk ka asnjë të ardhur, ndërsa jeton në një banesë e cila nuk ka as dritare dhe cdo gjë që e ka në shtëpi janë disa orendi të sigfuruara nga djali I tij I madh me punën që bënte në Mal të Zi para se të sëmurej nga një sëmundje kardiake.

Tom Gjurashaj jeton në këtë banesë në fshatin Grudë e Re të Shkodrës në kushte të mjerueshme, pa asnjë kusht minimal higjenik. Ai kërkon punë por është e vështirë të gjendet, ndërsa të ska asnjë të ardhur për të mbajtur familjen.

Ndërsa ai shprehet se përvec sëmundjes së djalit I cili është kuruar në Tiranë dhe I është dashur të marr borxh rreth 5 mijë euro, tashmë borxhi I shtohet edhe për pagesen e enrgjisë elektrike.

Kjo familje përballet me vështirësi të mëdha, në njëren ane janë kushtet ku ata jetojnë në anën tjetër janë mungesa totale e të ardhurave por edhe sëmundjet me të cilat përballen.

Lexoni dhe kete

AZIL-KERKUESIT SHQIPTARE NE EUROPE

Edhe pse jemi të listuar në vendet me numër të lartë azilkërkuesish, vetëm 5% e …