FAMILJA NE SITUATE TE VESHTIRE, APELON PER NDIHME

Nata e ndërrimit të viteve e ka gjetur familjen Veseli në Fushë Milot të Kurbinit në qiell të hapur.Frika që mos çatia e shtëpisë e cila është amortizuar plotëisht i zë brenda, i ka detyruar 8 anëtarët e kësaj familje që të dalin në oborr prej disa ditesh.Përballë veshtiresove ekonomike kryefamiljari, Agim Veseli, thotë se e ka të pamundur t’iu ofrojë një banesë të sigurtë dhe të ngrohtë fëmijëve të tij.Ai apelon për ndihmë që sadopak jeta e tyre të jetë e sigurtë.

E zonja e shtëpisë, Etleva Veseli, shprehet se kanë frike të qëndrojnë brenda baneses, pasi është amortizuar plotësisht dhe rrezikon të shembet nga çasti në çast.

E vetmja e ardhur për familjen Veseli është paga prej 22 mijë lekesh të reja e kryefamiljarit i cili punon në një fabrikë këpucesh, para këto që nuk ju mjaftojne as për të siguruar buken e gojes.Nevoja më imediate e tyre është një banesë ku të fusin kokën, ndaj dhe apeli shkon për çdo kend që ka mundesi për ti ndihmuar.

Lexoni dhe kete

RAMA: NYJA E MILOTIT, IMPAKT EDHE NE RRUGET E TJERA DYTESORE

Pas ministrit të infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka qënë rradha e kryeministrit Edi Rama për të …