FAMILJA NE VARFERI EKSTREME, APEL PER NDIHME

“Varfëria më ka mundur, por nuk e kam menduar asnjë ditë të heq dorë nga shkollimi i 4 vajzave të mia të vogla”.Kështu e nis rrëfimin e tij mes lotësh, Pjetër Gjoni, nga fshati Velë i Mirditës, familja 7 anëtarëshe, e të cilit përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Kjo është ngrehina ku jeton familja Gjoni në fshatin e thellë malor të Mirditës, skamja është ulur këmbëkryq si jashtë dhe brenda kësaj shtëpie, ndërsa pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment. Në këto ambiente jetojnë 7 anëtarët e familjes së varfër, teksa banesa nuk ka as kushtet minimale.

Mes kësaj zymtësie të dhomës ndriçon portreti i Jezu Krishtit, e që kësaj familjeje i jep besim se ditë më të mira do të vijnë. Kryefamiljari, Pjetër Gjoni, vuan nga Skleroza Multiple e cila është semundje që atakon sistemin nervor qendror, ndwrsa e vetmja e ardhur pwr to wshtw pensioni i invaliditetit.Dikur punonte gardian në burgun e Shënkollit, por prej kohësh e ka humbur vendin e punës pwr shkak të sëmundjes së tij, duke e patur të pamundur ti bëhet krah ashtu siç dëshiron familjes së tij.

Kater vajzat e familjes, vijojnë shkollën mes vështirësive të shumta ekonomike, e që tashmë janë bërë krah për nënën në punët e shtëpisë. Familja Gjoni vite më parë ka humbur një djalë të vogël për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Kujtimi i tij i jep forcë familjes për të ecur përpara në jetë, e për të përballuar më dinjitet betejën më skamjen.

 

Lexoni dhe kete

KULLAT E VROJTIMIT E NDOTJA AKUSTIKE, PROBLEM NE VELIPOJE

Gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të turizmit në Velipojë, Petrika Dumka, përfaqësues i drejtorisë vendore …