FAMILJA PREKA NE VELIPOJE VIZITOHET NGA POLITIKANET

Perfaqesues te Kabinetit Qeveritar si Ministri i Jashtem Ditmir Bushati dhe me pas edhe deputete e Partise Demokratike te drejtuar nga Nenkryetari i PD-se Edmond Spaho ishin ne familjen Preka ne Velipoje ku 4 anetar te familjes humben jeten disa dite me pare ne nje aksident automobilistik.

Mbi tryezën ku familja pret ngushëllime qëndrojnë 4 portretet e të afërmve që u shuan nga ai aksident i rëndë i ndodhur 7 ditë më parë. Fjalët janë të pakta në familje, por falenderimet ndaj shqiptarëve i kanë të shumta, pasi solidarizimi ka qënë i madh.

Nëna 37 vjeçare Evita Preka, e vetmja e mbijetuar e këtij aksidenti vijon të jetë e shtruar në spitalin e Shkodres, ndersa ajo ka marre lajmin se femijet dhe bashkeshorti i saj nuk jetojne me. Gjendja e saj shendetesore eshte perkeqesuar dhe mjeket po kujdesen per te duke e mbajtur nen ndikimin e medikamenteve.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …