Saturday , 5 December 2020

FAMILJET E DËMTUARA NGA TËRMETI

Banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, që u dëmtuan nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit të shkuar, janë lënë tërësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal.

E vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba që banorët i kanë përdorur për të zënë të çarat e shtëpive të dëmtuara rëndë nga tërmeti.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ishte në disa prej këtyre banesave ku bisedoi me banorët e dëmtuar, të cilët i thanë se nuk kanë marrë zgjidhje dhe nuk e dinë se si do të shkojë halli i banesave të tyre.

Dimri po vjen dhe ata do të jenë pothuajse në qiell të hapur.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …